U kap duke marrë para në këmbim të lejes për të dënuarin, GJKKO lë në arrest shtëpie punonjësin e Burgjeve

Aktualitet

U kap duke marrë para në këmbim të lejes për të

Irakli Leka u denoncua nga një emision investigativ, pasi u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të dënuar në burgun e Lushnjës.

Gjykata e Posaçme GJKKO, ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, për Irakli Leka, i cili me 16 shtator u arrestua me urdhër të SPAK për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi u kap duke marrë këmbim të lejes së përkohëshme për të burgosurit.

Vendimi u dha këtë të premte nga gjyqtari i GJKKO Bib Ndreca.

Irakli Leka, punonjësi i Bugut të Lushnjes, u denoncua nga emisioni investigativ "Stop", pasi u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të dënuar në burgun e Lushnjës.

Pas denoncimit në emisionin investigativ, Drejtoria e Butrgjeve bëri me dije se Irakli Leka u arrestua në bashkëpunim me SPAK.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion