U kap duke i shitur "mall" klientit, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali

Aktualitet

U kap duke i shitur "mall" klientit, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge në Treni.

Prej disa ditësh policia kishte marrë njoftime për praninë e dyshimtë të një të riu që shiste drogë në qendrën historike. I riu është vënë re nga policët në Via Lungonera Savoia teksa i jepte dy doza kokainë një 46-vjeçari.

Kur u kontrollua, 19-vjeçarit iu gjetën edhe 7 doza të tjera kokainë, të fshehura në të brendshme dhe 350 euro që besohet se ishin të ardhura nga trafiku i drogës. Gjykatësi i vendosi ndalimin e qëndrimit në Terni. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion