Akuzohen për dhunë fizike dhe psikologjike në familje, pranga 2 personave në Tiranë

Aktualitet

Akuzohen për dhunë fizike dhe psikologjike në familje, pranga 2

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të akuzuar për dhunë në familje. Policia bën me dije se bëhet fjalë për dy raste të ndryshme.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij (e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje).”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion