U godit nga një pajisje brenda fasonerisë, detaje të reja për vdekjen e 35-vjeçarit në Thumanë
Lajmifundit
/
22 Qershor 2023, 09:42
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Thumanë, ku një 35 vjeçar punonjës në një fasoneri ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga një tranxhe.
I riu është prerë aksidentalisht nga një pajisje që ndodhej në një fasoneri në pronësi të një biznesmeni nga Kruja.
Ndërkaq mësohet se në lidhje me këtë ngjarje janë marrë në pyetje disa nga administratorët e fasonerisë e cila prej gjashtë muajsh zhvillonte aktivitetin e saj në Krujë. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


