U gjet i vdekur brenda Teqesë së Alipostivanit, ja çfarë zbuloi policia për Baba Hekuranin!
Këtë të martë, 2 shkurt është ndarë nga jeta Baba Hekuran Nikollari, në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”.
Baba Hekuran Nikollari u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare duke lënë pas një dhimbje të madhe për të gjithë besimtarët myslimanë.
Ndërkohë policia ka reaguar duke bërë me dije se pritet ekspertiza për të zbuluar shkakun e humbjes së jetës për Baba Hekuranin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Më datë 03.02.2025, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur "Teqeja e Alipostivanit", është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. N., 61 vjeç, Baba i Teqes.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.