U hodh nga kati i pestë, ja çfarë shkruante në rrjetet sociale infermierja 28-vjeçare para aktit!
Lajmifundit
/
4 Shkurt 2025, 18:29
Aktualitet
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku 28-vjeçarja Klajda Shuli i ja fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte me familjen.
Viktima ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, ndërsa punonte si infermiere në Spitalin Rajonalit të Elbasanit, në Neurologji.
Në një prej postimeve të saj në rrjetet sociale e reja para disa kohësh shprehej: “Lumturia ndonjëherë është një ndjenjë, dhe nganjëherë është një vendim”.
Ende nuk dihen shkaqet të cilat çuan të renë që të marrë këtë vendim kaq të rëndë mbi jetën e saj.