“Jam e celebruar, ta dish”/ E vërteta e martesës së Loredanës jashtë BBV-së, çfarë i ka thënë Jozit
Loredana është banorja “e zakonshme” në mes të VIP-ave, e cila është pjesë e shtëpisë që në fillim të spektaklit të “Big Brother Vip Albania 4”.
Një javë nga fillimi i këtij edicioni, Loredana zbuloi që rezulton e celebruar me ish partnerin e saj. Ajo i tregon Jozit për një marrëdhënie të mëparshme që ka zgjatur rreth 3 vite dhe që ka shkuar deri në celebrim.
Jozi nuk është ndjerë komod në këtë bisedë dhe i ka thënë që nuk dua ta dëgjoj dhe më pas ata kanë vazhduar bisedën e tyre në lidhje me traditat nëpër zonat që i përkasin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Unë kam patur një lidhje shumë të fortë më përpara që ka zgjaur rreth 3 vite, edhe unë rezultoj akoma e celebruar me atë njëri. Nuk ka patur një dasmë, por jam “e celebruar”. Ta them që ta dish”, ka thënë Loredana.
Ajo që riktheu çështjen e martesës së Loredanës ishte Rozana, një ditë pas ceremonisë simbolike që ndodhi në shtëpinë e “BBV-së”.
Në një bisedë mes Rozanës dhe Gjestit, këngëtarja tregoi se Loredana është e kurorëzuar me një djalë jashtë shtëpisë, edhe pse aktualisht është e ndarë.
Ky zbulim tronditi Gjestin dhe banorët e tjerë, duke ngritur pikëpyetje mbi të kaluarën e Loredanës dhe dinamikën e saj në lojë.
Rozana: Do të tregoj një gjë tani? Vetëm se unë e di që ti do të vraposh direkt, për mua mos vrapo direkt.
Gjesti: Ça më kanë ikur mua detaje nga mbrëmë që nuk isha, dua të mi tregoni.
Rozana: Jo nga mbrëmë. Loredana më ka treguar mua një ditë këtu, kam qenë në living, momentalisht është e martuar Loredana.
Gjesti: Është e martuar?!
Rozana: Është e kurorëzuar me një djalë jashtë.
Gjesti: Jo moj!
Rozana: Po, me partnerin e saj, me të cilin është ndarë.
Gjesti: Kurorëzim në letra?
Rozana: Nuk ka të drejtë të martohet.
Livia: Thuaj sa burra ke!
Gjesti: S’ka mëshirë!