U gjet e VDEKUR në lumin Shkumbin, identifikohet 55-vjeçarja në Elbasan, dyshohet se…
Lajmifundit
/
13 Nëntor 2025, 22:12
Aktualitet

Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe.
Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.


