U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë

Aktualitet

U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes 1 në Pogradec, ku sot në mëngjes u gjet e pajetë në banesën e saj Kozeta Teço, 52-vjeçare, në një objekt që kishte marrë flakë. Hetimet paraprake nga grupi hetimor tregojnë se zjarri në banesë dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe ngjarja po trajtohet si vrasje me paramendim.

Ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune në trupin e viktimës, çka forcon pistën e dyshuar për ngjarje kriminale. Sipas burimeve nga policia, një nga arsyet që po hetohet me prioritet është konflikti për motive pronësie.

Në vendngjarje janë sekuestruar kamerat e sigurisë nga dy objekte pranë banesës së viktimës, të cilat pritet të hetojnë lëvizjet para dhe pas ngjarjes. Gjithashtu, janë shoqëruar disa persona në komisariatin e policisë së Pogradecit, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, duke përfshirë edhe ekzaminimin e provave materiale dhe dëshmitë nga banorët e zonës. Rasti ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për durim dhe bashkëpunim në procesin e zbardhjes së vrasjes së dyshuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion