“U fute në strofullën e hajdutëve”, Berisha: Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së me rektorin e UBT-së, e turpshme!

Aktualitet

“U fute në strofullën e hajdutëve”, Berisha: Mbledhja

Të turpshme, e cilësoi kryedemokrati Sali Berisha mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku u dëgjua rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.

“Sallaku u fut në strofullën e hajdutëve”, tha Berisha, duke iu referuar disa ministrave të mazhorancës.

“A  e kupton që u fute në strofullën e hajdutëve. Kujt i qahesh. Të gjithë këta janë të përfunduar, janë të marrë fund. Mos të kujtojnë se mund të kryejnë dhe veprimin më të vogël me mbështetjen e opozitës. Paralajmëroj Ramën se nëse tenton të rrethojë institucionet, Surreli do i rrethohet.

Por, të shndërrosh grupin parlamentar në rifuxhio të hajdutëve,  e tregoi sot veten me seancën që dëgjoi… imagjinoni ju hajdutët më të mëdhenj të bëhen gjykatës. Ishte seanca më e turpshme, më tragjikomike në histori”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion