Djegia e automjetit në Durrës, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin

Aktualitet

Djegia e automjetit në Durrës, policia zbardh ngjarjen dhe arreston

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 2 javë më parë në Durrës, ku u dogj një mjet, dhe ka vënë në pranga autorin. 32-vjeçari, më 13 shkurt, në lagjen nr.10, Durrës, ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Durrës


Zbardhet djegia e një automjeti, 2 javë më parë. Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis që u gjet në banesën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin:

B., 32 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 13.02.2025, në lagjen nr.10, Durrës, ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale  “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion