Mori përpara me makinë efektivin, arrestohet i riu! Si ndodhi aksidenti në Fresk

Aktualitet

Mori përpara me makinë efektivin, arrestohet i riu! Si ndodhi

Policia e Tiranës ka arrestuar të riun, i cili ditën e djeshme përplasi me makinë një efektiv policie në zonën e Freskut. Përmes një komunikate për mediat, blutë e kryeqytetit kanë zbardhur dhe dinamikën e incidentit.

Sipas policisë, 36-vjeçari i arrestuar ka shfaqur shenja nervozizmi pasi u ndalua nga patrulla e policisë dhe nisi të kundërshtonte forcat e rendit.

Në një moment, ai ka dhënë gaz makinës, duke marrë përpara punonjësin e dëmtuar dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë të policisë.

Ndaj të ndaluarit u ngrit akuza për “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, ndërkohë që materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komunikata e policisë:
“Rreth orës 17:30, në zonën e Freskut, shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë qenë në shërbim, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. N. (i cili u identifikua më pas).

Pas ndalimit të automjetit, drejtuesi ka shfaqur shenja nervozizmi dhe ka filluar të debatojë dhe të kundërshtojë me fjalë punonjësit e Policisë.

Drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi me automjet, duke aksidentuar punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor, shtetasin A. L., dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë të Policisë.

Për pasojë, është dëmtuar punonjësi i Policisë A. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve, është arrestuar shtetasi I. N., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion