Fitorja e Eglës, ish-opinionistja e BBV shpërthen ashpër ndaj produksionit dhe Ledionit

Showbiz

Fitorja e Eglës, ish-opinionistja e BBV shpërthen ashpër ndaj

Egla Ceno është fituese e sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania”.

Mirëpo pjesa më e madhe e publikut ka qenë kundër këtij vendimi, mes tyre edhe ish-opinionistja e këtij reality show, Balina Bodinaku.

Ledioni e ka përkufizuar Eglën si një femër të fortë dhe me kauza të ndryshme për tu dalë në mbrojtje grave, ndaj u shpall edhe fituese.

Fitorja e Eglës, ish-opinionistja e BBV shpërthen ashpër ndaj

Por Balina ka mendim ndryshe nga moderatori i këtij sezoni, teksa në një postim në InstaStory shkruan:

“Më bezdis shumë sa herë vendoset shenja e barazimit mes agresivitetit dhe forcës. Të jesh i dhunshëm, agresiv, vulgar e banal nuk të bën të fortë, qofsh burrë, apo grua”.

Fitorja e Eglës, ish-opinionistja e BBV shpërthen ashpër ndaj

“Ok, ka luajtur. Është shpallur fituese. E përse duhet ta shohim dhe si heroinë?”, vazhdon më tej Balina.

Në një postim tjetër, opinionistja shkruan: “Një gjë është e sigurt, nuk ka fitues që ka nevojë për kaq shumë mbrojtje”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion