Vrau vëllain me plumb në kokë pas sherrit për pronën/ Mbyllen hetimet për Nazif Musain

Aktualitet

Vrau vëllain me plumb në kokë pas sherrit për pronën/

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë 77-vjeçarin Nazif Musai, i cili vrau vëllain e tij Haziz Musai.

Ndaj të moshuarit janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e 6 marsit 2024 në fshatin Çukas i Ri, ku dy vëllezërit fillimisht u konfliktuar fizikisht për motive pronësie dhe më pas viktima goditi autorin me sëpatë. Ky i fundit e qëlloi me plumb në kokë, duke i marrë jetën.


“Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.379, të vitit 2024, rezultoi e provuar se në datë 06.03.2024, rreth orës 08:00, në fshatin Çukas i Ri, Njësia Administrative Allkaj, Bashkia Lushnjë, ka pasur një konflikt fizik mes shtetasve N.M dhe A.M, vëllezër me njëri-tjetrin, lidhur me çështje pronësie. Gjatë këtij konflikti, i pandehuri N.M, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, viktimës A.M, duke i shkaktuar atij humbjen e jetës”, njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion