U dënua me 10 vite burg për vrasjen me dashje të Klodian Rashës, ish-polici apelon vendimin e gjykatës
Lajmifundit
/
5 Gusht 2021, 13:38
Aktualitet

Ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, autor i vrasjes së të riut Klodian Rasha, ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.
Kjo e fundit e dënoi ish-policin me 10 vite burg për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit, i cili u vra nga Hajdari gjatë orës policore më 8 dhjetor të vitit të kaluar.
Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës kërkoi 20 vjet burgim.

