U denoncua për armë, shqiptarit me precedentë i zbulohet baza e kokainës në banesë! Pas dënimit do të dëbohet nga Italia

Aktualitet

U denoncua për armë, shqiptarit me precedentë i zbulohet baza e

Një shqiptar që u denoncua për armëmbajtje pa leje, është arrestuar edhe nën posedim të lëndëve narkotike kokainë për qëllime trafikimi.

Aksioni u krye në Botticino, kur oficerët e policisë së Breshias lokalizuan 37-vjeçarin shqiptar, me banim të ligjshëm, por me precedentë të shumtë kriminalë, veçanërisht për drogë.


E gjitha filloi me një informacion, se ai mbante armë pa leje në shtëpinë e tij. Kur policia bastisi godinën, bënë dhe një zbulim të dyfishtë. Arma ishte në fakt një “lodër” – një kopje perfekte e një pistolete gjysmëautomatike – por ata gjetën edhe kokainë, gati për shitje, një peshore precize dhe 620 euro në para të gatshme, të ndara në prerje të vogla.

Shqiptari u dërgua në stacionin e policisë dhe u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre. Pas kontrolleve të zakonshme, ai u mbajt në paraburgim në pritje të vendimit të prokurorit, informon media italiane.

Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e tij shoqërore dhe listën e gjatë të të dhënave kriminale, Shefi i Policisë së Breshias, Paolo Sartori, ia revokoi lejen e qëndrimit, duke i hapur rrugën dëbimit të tij sapo të mbaronte paraburgimi.

ME TE LEXUARAT