"U bëmë si në kafene", moderatorja "përplaset" LIVE me Xhelal Mziun: Nuk mund të më thoni ju se çfarë do bëj unë…

Aktualitet

"U bëmë si në kafene", moderatorja

Moderatorja e “Breaking” në Top News, Fiori Dardha është përfshirë në një debat me deputetin Xhelal Mziu. Debati ka nisur pasi Mziu këmbënguli se Ilir Alimehmeti është anëtar i kryesisë të PD-së, gjë që u kundërshtua nga moderatorja.

Pjesë nga debati:

Mziu: Ilir Alimehmetit iu bë kërkesë që të ishte kandidati i PD-së dhe i opozitës së bashkuar për Tiranën.

Fiori Dardha: Ilir Alimehmeti nuk është pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike.

Mziu: Je e paazhornuar. Alimehmeti është shefi i departamentit të shëndetësisë brenda PD-së. Vetëm nuk ka të drejtën e votës por është anëtar i kryesisë.

Fiori Dardha: Por tek faqja zyrtare e Partisë Demokratike nuk rezulton kështu. Tano vetëm nëse nuk e keni përditësuar ky nuk është problemi im. Ja po ua tregoj se telefoni im ndoshta nuk është i përditësuar.

Mziu: Nuk ka problem sepse e kam tek telefoni im.

Fiori Dardha: Kontrollojeni pra sepse nuk është.

Mziu: E kam kontrolluar, është shefi i departamentit të shëndetësisë…

Fiori Dardha: Nuk e keni përditësuar atëherë…

Mziu: Mund të uleni sepse u bëmë si në kafene.

Fiori Dardha: Jo nuk jemi në kafene, jemi në studio televizive…

Mziu: Po pra… mirë është që të rrini tek vendi juaj…

Fiori Dardha: Se ku rri unë në studion time ky është problemi im… është zgjedhja ime…

Mziu: E kam fjalën mos ta kthejmë në një kafene…

Fiori Dardha: Në shtëpinë time nuk mund të më thoni ju se çfarë do bëj unë…

Mziu: Jo moj jo, nuk është shtëpia jote sepse ti ke vetëm rolin si moderatorë.

Fiori Dardha: Në shtëpinë tende thonë shqiptarët bëhesh dhe “hasha” kështu që po ju toleroj.

Mziu: Dhe unë po flas për shtëpinë time, për të cilën ju nuk keni asnjë lloj informacioni.

Fiori Dardha: Po Alimehmeti nuk është pjesë e kryesisë.

Mziu: Unë thashë është shef departamenti…

Fiori Dardha: Ju thatë është pjesë e kryesisë… po bëjmë lojëra fjalësh?

Mziu: Është pa të drejtë vote… Tani do të të jap leksione si funksionon?

Fiori Dardha: Po sigurisht…

ME TE LEXUARAT