Shtyhet çështja Balluku në Kushtetuese, kalon në mbledhjen e gjyqtarëve

Raportohet rreth ankimimit të vendimit të GJKKO në Kushtetuese për pezullimin e aktivitetit të zv.kryeministres Balluku.
Çështja ka kaluar në mbledhjen e gjyqtarëve por nuk do të shqyrtohet ditën e sotme pasi kërkon ditë të tëra zbardhja e plotë e vendimit.
“Ditën e sotme, tre gjyqtarët, siç ishin njoftuar, u mblodhën në orën 10 për të shqyrtuar materialin mbi kërkesën e kryeministrit për ngrirjen e ezullimit të Ballukut. Kjo ishte çështja më e rëndësishme, ndërsa të tjerat lidhen me shqyrtimin e masës së sigurisë për Erjon Çelën ndaj Ballukut. Kolegjii vendosi që çështjen Balluku ta kalojë në mbledhjen e gjyqtarëve. Gjyqtarët kushtetues shkuan në mbledhjen e gjyqtarëve, por mbledhja e gjyqtarëve nuk e shqyrtoi sot çështjen Balluku, pasi duhen orë të tera për shqyrtim.”, tha Anila Hoxha.
Teksa Kolegji i Gjykatës Kushtetuese pranoi të shqyrtojë ankimin e qeverisë për Belinda Ballukun, e cila është e pezulluar me vendim të GJKKO, tashmë verdikti final i takon 8 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Këta të fundit do të vendosin nëse do pranohet vendimi i GJKKO për pezullimin, apo Belinda Balluku do të kthehet në zyrë apo jo.


