Ekzekutimi i Mondi Mëhallës! Publikohet FOTO-ja e ish-ortakut Xhino Ago, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje

Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës! Publikohet FOTO-ja e ish-ortakut Xhino

Publikohet fotoja e një prej të arrestuarve që ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Xhino Ago, 32 vjeç është ish-ortaku i biznesmenit, i cili u vra dy ditë më parë (30 nëntor).

Sipas burimeve Xhino Ago dhe Mondi Mëhalla kanë pasur mosmarrëveshje për ndarjen e normës së fitimit në biznes dhe kohët e fundit mes tyre ka pasur incidente lidhur me këtë çështje.

Xhino Ago akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërsa si autorë të dyshuar të vrasjes u shpallën në kërkim 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola.

Gjithashtu policia ka arretuar edhe rojen e karburantit, në pronësi të viktimës, 52-vjeçarin Kujtim Pisha për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion.

Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët si edhe arma e zjarrit me të cilën u vra Mondi Mëllaha.

Blutën informojnë se u sekuestruan gjithashtu dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të 32-vjeçarit Xhino Ago, i cili ia kishte dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit.

 

ME TE LEXUARAT