U asfiksuan nga rrjedhja e gazit në shtëpi, viktimat u gjendën nga familjarët

Aktualitet

U asfiksuan nga rrjedhja e gazit në shtëpi, viktimat u gjendën

Dy persona kanë mbetur të vdekur në rrugën “Marije Kraja” pas rrjedhjes së gazit në shtëpinë e tyre. Bëhet fjalë për pronarin e shtëpisë 47 vjeçari Altin Maksuti 56 vjeçari Vladimir Bengu, të cilët u asfiksuan pas një rrjedhje gazi në banesë.

Altin Maksuti banon në Greqi dhe kishte shkuar në banesën e tij së bashku me 56 vjeçarin për të bërë disa riparime në shtëpi.

Familjarët  e tyre kanë denoncuar në polici të shqetësuar pasi dy shtetasit nuk i përgjigjeshin thirrjeve në telefon. Policia ka shkuar në banesë dhe i ka gjetur të pajetë ndërsa ngrohësja nga e cila dyshohet se ka ardhur rrjedhja e gazit, ishte e ndezur.

Ende nuk dihet nëse këta persona kanë ndërruar jetë dje apo sot teksa dyshohet se kanë qenë në gjumë dhe nuk kanë arritur të nuhasin aromën e gazit.

Njoftimi i policisë:
Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion