Dy të vdekur nga gazi në Tiranë, detaje nga ngjarja, Altin Maksuti erdhi nga Greqia, kryente punime në shtëpi

Aktualitet

Dy të vdekur nga gazi në Tiranë, detaje nga ngjarja, Altin

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku pas rrjedhjes së dyshuar të gazit, humbën jetën 47-vjeçari Altin Maksuti dhe 56-vjeçari Vladimir Bengu.

Policia thote se  Altin Maksuti jetonte në Greqi, por ditët e fundit është kthyer në Shqipëri për të bërë disa punime në banesën e tij.

Sëbashku me kushëririn e tij Vladimir Bengu kanë qënë në gjumë, ndërsa ngrohësja me gaz ka patur rrjedhje, çka ka bërë që të dy të humbin jetën.

Kanë qënë familjarët të cilët kanë njoftuar Policinë duke thënë se nuk lidhen dot me këta persona. Pasi policia ka shpërthyer derën i ka gjetur të dy të vdekur.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

ME TE LEXUARAT