U arrestua për gjobëvënie, del para Gjykatës së Lezhës Jetmir Llanaj

Aktualitet

U arrestua për gjobëvënie, del para Gjykatës së

Nën masa të rrepta sigurie mbërrin në gjykatën e Lezhës, Jetmir Llanaj, 46 vjeçari i cili akuzohet si pjesë e një grupi prej 5 personash që vendoste gjoba tek biznesi.

Sipas policisë, Llanaj përdorte 2 të mitur dhe 2 persona te tjerë qe i dërgonte tek bizneset duke përcjellë mesazhet e tij te kërcënimeve për përfitim pasuror te padrejte.

Hetimet ndaj këtij grupi kishin nisur 3 muaj para se te kryhej operacioni i policie pas indicieve të marra.


Gjatë kësaj kohe grupi ishte mbajtur nën vëzhgim dhe përgjoheshin duke plotësuar të gjitha provat. Dy të miturit u kapën në flagrancë duke tentuar të merrnin një shumë parash tek një biznes dhe pas ndalimit te tyre dhe të një 39-vjeçari në flagrance u realizua edhe operacioni për kapjen disa ditë më vonë të Jetmir Llanaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion