Avionët luftarakë të Koresë së Jugut bombardojnë aksidentalisht disa banesa, plagosen 15 persona

Aktualitet

Avionët luftarakë të Koresë së Jugut bombardojnë

15 persona në Korenë e Jugut u plagosën, 2 prej tyre në gjendje të rëndë, pasi avionët luftarakë bombarduan aksidentalisht shtëpitë gjatë një stërvitjeje me zjarr me forcat amerikane.

Sipas Forcave Ajrore të Koresë së Jugut, 8 bomba ‘MK-82’ u hodhën anormalisht nga dy avionë luftarakë KF-16 dhe u ulën jashtë zonës së caktuar të qitjes rreth orës 10:07 të mëngjesit (me kohën lokale), duke goditur infrastrukturën civile në qytetin Pocheon, në verilindje të kryeqytetit Seul.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se gjetjet fillestare treguan se aksidenti ishte shkaktuar nga një pilot që futi koordinatat e gabuara të bombardimeve.


Nga pamjet e publikuara në internet shihet tym që ngrihet në ajër në një zonë rurale.

Ministria e Mbrojtjes tha se trajnimi të enjten lidhej me një stërvitje të përbashkët me forcat amerikane. Forca ajrore kërkoi falje në lidhje me incidentin.

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të zhvillojnë stërvitje të kombinuara nga 10 deri më 20 mars – të parat që nga kthimi i presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Kjo vjen në një kohë kur të dy vendet janë gjithnjë e më të kujdesshme ndaj aleancës në rritje midis Koresë së Veriut dhe Rusisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion