Pasaporta e Covid për nxënësit dhe studentët, qeveria italiane vendos afat datën 10 tetor

Në një kohë ku globi rrezikon të futet në një valë tjetër pandemie, qeveria italiane vazhdon të ashpërsojë masat. Mediat vendase shkruajnë se qeveria ka vendosur që të gjithë studentët dhe nxënësit, duke përfshirë edhe prindërit, duhet të jenë të pajisur me pasaportën e Covid-19.
Sipas qeverisë, afati i fundit është 10 tetor, ndërsa kanë filluar planet për të zgjeruar grupmoshën, për vaksinimin. Kjo përfshinë të rinjtë mbi 12-vjecc. Mësohet se në kuadër të kësaj mase, në institucionet në fjalë, do ketë kontrolle të ashpra, që do jenë përgjegjësi e administratorëve të shkollave.
Nëse këta të fundit nuk do e kryejnë punën me përpikmëri, ata rrezikojnë të dënohen me gjobë, që varion nga 400 në 1 000 euro.


