Armando Broja feston sot 20-vjetorin, ja si e uron veten heroi i kombëtares
Lajmifundit
/
10 September 2021, 09:28
Sport

Sot, lojtari legjendar i kombëtares shqiptare, Armando Broja, festoon ditëlindjen e 20. Lajmin e bëri me dije vetë i riu, i cili me fanellën e kombëtares ka publikuar një foto në Instastory, ndërsa i shkruan vetes disa fjalë.
“Falenderoj zotin për një vit më shumë, me ulje ngritje, momente të vështirë dhe plot momente të bukura për të më bërë burri që jam sot. Inshallah sa më shumë vite të tjera të mrekullueshme përpara”, shkruan ai.

Kujtojmë se ai mori zemrat e shqiptarëve në ndeshjen ndaj Hungarisë, me golin që askush nuk e harron. Sigurisht, Broja nuk mungoi të shënonte edhe një gol ndaj San Marinos.


