Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë prindërit në një vaskë hidromasazhi

Bota

Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën në një vaskë hidromasazhi nga dy fëmijët e tyre, 14 dhe 16 vjeç.

Çifti jetonte në lagjen luksoze Cap Blanc, në Valencia. Sipas raportimeve, pasi zbuluan trupat e pajetë të prindërve, dy adoleshentët iu drejtuan pronarit të banesës për ndihmë. Ky i fundit njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës.

Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes dhe po shqyrtojnë të gjitha pistat, përfshirë mundësinë e një aksidenti, por edhe atë të një ngjarjeje kriminale, raporton Daily Mail.

Në kuadër të hetimeve, policia ka marrë edhe mostra nga uji i vaskës së hidromasazhit, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të ndihmuar në përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes.

Ndërkohë, dy fëmijët e çiftit po marrin ndihmë psikologjike pas ngjarjes së rëndë.

Një i afërm i tyre, xhaxhai, pritet të udhëtojë drejt Spanjës për t’u kujdesur për dy adoleshentët dhe për të marrë përsipër kujdestarinë e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion