U arrestua në Dubai, SPAK dorëzon dosjen për ekstradimin e Durim Bamit

Aktualitet

U arrestua në Dubai, SPAK dorëzon dosjen për ekstradimin e Durim

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën dhe dosjen për ekstradimin e Durim Bamit.

Ne dosjen e dorezuar ne kete dikaster diten e marte, jane perfshire provat kryesore te prokurorise ndaj Durim Bamit per veprat penale qe ai akuzohet se ka kryer ne Shqiperi.

Po keshtu, materiali i dorezuar nga SPAK i cili pritet te perkthehet ne Ministrine e Drejtesise per tu derguar ne Dubai, permban edhe vendimin e gjykates per caktimin e mases ne mungese ndaj Bamit.    

Megjithatë nuk është e sigurt nëse Durim Bami do të ekstradohet apo jo sepse praktikat e mëparshme kanë dështuar, citon top channel.

Sipas detajeve të fundit bëhet me dije se Durim Bami akuzohet për krijim kushtesh për atentatin ndaj Marklen Hakës ku mbeti e vrarë halla e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në viti 2019, natën e tërmetit të 21 shtatorit.

Për këtë ngjarje është arrestuar dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, që u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë.

Nderkohe ndaj Durim amit jane organizuar kater atentate me pjesemarrjen e 16 personave por te gjitha kane deshtuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion