“Territor i pastër”/ Asgjësohen 6201 fidanë kanabis sativa në Shkodër, arrestohet autori i dyshuar

Aktualitet

“Territor i pastër”/ Asgjësohen 6201 fidanë kanabis

Policia në Shkodër ka përfunduar operacionin e koduar “Territor i pastër”. Efektivët kanë asgjësuar në total 6201 fidanë kanabis sativa, teksa është arrestuar edhe autori i dyshuar i mbjelljes së drogës. Në pranga ra M.L 29 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

“Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 6201 fidanë të dyshuar kanabis.

Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e dyshuar të kultivimit në malin e Shoshit, të 835 prej këtyre fidanëve.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:


-në malin e Shoshit, u gjetën 835 fidanë kanabis. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi M. L., 29 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri;

Kontrollet kanë vijuar në territorin e njësive administrative Shosh, Shalë, Pult dhe Postribë, Shkodër, u gjetën në total 4902 fidanë kanabis.

Po në vijim të  kontrolleve në territorin e njësisë administrative Temal, Vau i Dejës, u gjetën 244 fidanë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Gjegjan, Pukë, u gjetën 220 fidanë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion