Dalin pamjet, dy autorët e veshur me pelerina i vendosën tritol në makinë policit në Shkodër

Aktualitet

Dalin pamjet, dy autorët e veshur me pelerina i vendosën tritol

Publikohen fotot e kamerave te sigurise në momentin kur eshte i vendosur tritol makinës së policit në Shkodër.

Në video duken dy persona të maskuar me pelerina, të cilët afrohen pranë banesës së efektivit Kastriot Selimaj.

Njëri prej tyre hip mbi murin rrethues, ndërsa tjetri qëndron i qetë në rrugë.

Makinës së policit të rrugores në Shkodër Kastriot Selimajt, i është vendosur një sasi tritoli nderkohe qe kishte parkuar në oborrin e banesës.

Shpërthimi pati vetëm dëme materiale, cka ka bere qe policia ta hetoje ngjarjen fillimisht si nje kercenim dhe nje presion ndaj efektivit.

50-vjeçari ka dëshmuar se nuk ka konflikte, ndërsa ngjarjen e ka lidhur me detyrën e tij si efektiv i rrugores.

“Nuk kam konflikte dhe nuk di arsyet. E vetmja gje qe me ben te dyshoj eshte detyra ime si efektiv i rrugores”, ka thënë ai.

Hetuesit jane shperndare ne zone duke pare kamerat e tjera te sigurise ne itinerarin e ndjekur nga autoret me shpresen se do te gjejne pamjet e tyre pasi ata kane hequr veshjet dhe maskimin e perdorur ne ngjarje gjate largimit nga skena e krimit. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT