U arratis nga komisariati i Elbasanit, kapet pas 7 muajsh 29-vjeçari në Kavajë

Aktualitet

U arratis nga komisariati i Elbasanit, kapet pas 7 muajsh 29-vjeçari

Policia e Kavajës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte arratisur nga komisariati i Elbasanit më 31 dhjetor 2024. Ai u kap së bashku me një 46-vjeçar nga Durrësi, pas dyshimeve për vjedhje në zonën e Qerretit.

Të dy personat akuzohen se kanë bashkëpunuar në vjedhjen e një shume parash në një banesë dhe në një automjet, në fshatin Qerret të Kavajës. Hetimet, të mbështetura edhe në pamje filmike, çuan në identifikimin dhe ndalimin e tyre.

29-vjeçari ishte arratisur nga ambientet e komisariatit bashkë me një tjetër të ndaluar, menjëherë pasi ishin njohur me masat e sigurisë. Ndërsa bashkëarratisuri u kap menjëherë, ai kishte arritur t’i shpëtonte policisë për rreth shtatë muaj.

Edhe më herët, i riu ishte arrestuar për një vepër penale të lidhur me vjedhjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion