Turistja austriake humb në Karaburun, autoritetet “ngrihen në këmbë” për gjetjen e saj

Një 45- vjeçare me nënshtetësi austriake, ka humbur kontaktin me autoritetet dhe grupin e saj që nga pasditja e së premtes. Ajo ndodhej në një guidë në Karaburun.
Tashmë e njohur për terrenin e saj të vështirë dhe të egër, shpeshherë është një sfidë për vizitorët e papërgatitur.
Forcat e zonave të armatosura dhe policia kufitare, pas raportimit të rastit kanë filluar menjëherë kërkimet intensive.
Burimet e siguruara nga autoritetet bëjnë me dije se pozicioni i saj është i lokalizuar në afërsi të Gjirit të Gramës e cila është një nga destinancionet më të izoluara. Kërkimet vijojnë, ndërkohë priten më tepër detaje në vijim.


