"Turistët janë të sigurt, zjarri në veri të Himarës nën kontroll"/ Kreu i Emergjencave Civile jep lajmin e mirë

Aktualitet

"Turistët janë të sigurt, zjarri në veri të
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka reaguar për situatën kritike të krijuar nga zjarri në Himarë, duke deklaruar se flakët janë vënë nën kontroll.

Çako deklaroi për mediat se zjarri masiv ka përfshirë pjesën veriore të qytetit bregdetar, duke krijuar vështirësi edhe për zonën e banuar në kufi me qytetin, por falë ndërhyrjes së forcave situata është stabilizuar.

“Zjarr masiv në pjesën veriore të qytetit të Himarës, zjarr që ka krijuar edhe vështirësi për zonën e banuar në kufi me qytetin. Situata është nën kontroll, janë përqendruar forca të shumta zjarrfikëse nga gjithë jugu. Zjarri është vënë nën kontroll”, theksoi Çako.

Ai konfirmoi se një pjesë e banorëve që ndodheshin në zonën e rrezikuar janë evakuuar si masë paraprake dhe do të rikthehen në banesa vetëm pasi zjarri të shuhet plotësisht.

“Janë evakuuar një pjesë e banorëve, do të presim ende derisa të vihet nën kontroll të plotë dhe pastaj do të rikthehen në banesa. Për momentin ka ndryshuar situata, zjarrfikëset janë shtuar. Situata është më në kontroll. Turistët janë të sigurt. Të gjitha strukturat janë prezente”, deklaroi kreu i Emergjencave Civile.

Çako shtoi se evakuimi ka qenë i nevojshëm vetëm për banorët në perimetrin e flakëve dhe se aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e qytetarëve dhe turistëve.

ME TE LEXUARAT