Rama bën deklaratën nga Italia: S’na merr malli... me kë e ka Kryeministri?

Politikë

Rama bën deklaratën nga Italia: S’na merr malli... me kë e
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në Itali, ku ka qenë pjesë e panelit “Agjenda për Europën”.

Forumi i është kushtuar rolit të Mesdheut dhe sfidave të reja me të cilat përballet Europa në planin europian dhe global.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te sfidat që vijojnë të kërcënojnë konkurrueshmërinë dhe pozicionin e Europës në botë, duke theksuar se, pavarësisht përpjekjeve të bëra, kontinenti vijon të përballet me probleme strukturore.

Ai solli si shembull zhvillimin teknologjik, duke vënë në dukje hendekun e Europës me pjesën tjetër të botës. Rama tha më tej se Shqipëria është me sytë nga Europa, duke bllokuar bashkëpunimet me Kinën apo Rusinë.

“Faleminderit që na keni ftuar. Për mua është hera e parë që gjendem këtu. Më duket e sikletshme që na quani më europian, por ka të tjerë, ne jemi disa të rinj që përpiqemi të përmirësohemi.

Ne jemi në përpjekje për të hyrë në klub. Nga njëra anë ndihemi të inkurajuar nga ky moment i ri dhe nga kjo atmosferë që për fat të keq duhet të falenderojmë Putin.

Nga ana tjetër ka diccka që nuk shkon. Ka shumë përpjekje që po bëhen, por nga ana tjetër është një Mario tjetër që na thotë që gjërat nuk po shkojnë sicc duhert të shkojnë. Titaniku nuk po e merr si duhet kthesën dhe para kemi ajzberg.

4 nga 50 kompanitë e teknologjisë janë në BE. Flasim për një Europë dhe një treg dhe një dokument të fortë kuptova që Ballkani nuk ishte i përfshirë.

Kjo duket sikur është një vendim luksi të na lësh jashtë. Është e qartë që ndërkohë që në pjesën tonë të europës kemi një sasi të rëndësishme të lëndve të para, ne jemi praktikisht jashtë qasjes së përbashkët në këtë drejtim.

Mënyra si e kuptojmë është se europa nuk mund të arrijë autonominë e vet brenda kuadrit kohor, nëse Ballkani Perëndimor nuk do përfshihet e nëse disa instrumente euopiane nuk përdoren nëse për të na futur brenda

Shqipëria ka rezerva bakri e po zbrasim kinezët për Europën. Ne jemi talebanët perëndimor. Nuk kemi marrëdhënie me Rusinë. Që nga 1960 nuk ka patur asnjë avion të nisur nga Tirana për në Moske. Nuk na merr malli. I vetmi vend në Europë që nuk ka investim kinez dhe nuk na mungon. Unë i besoj fort Europës”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT