Trupi i pajetë iu gjet 300 metra larg vendit të aksidentit, identifikohet 33-vjeçari që vdiq tragjikisht në Itali

Aktualitet

Trupi i pajetë iu gjet 300 metra larg vendit të aksidentit,

33-vjeçari shqiptar, Aleks Mhillaj është viktima e tretë i cili humbi jetën në aksidentin rëndë të regjistruar në Itali. Nga ky aksident humbën jetë 23-vjeçarin Marin Kola dhe 27-vjeçari, Blerim Miha.

33-vjeçari u gjet i vdekur dy ditë pas aksidentit tragjik, rreth 300 me larg vendit të aksidentit, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur kunati i tij Enrik Nikolla 27-vjeç nga Lezha. Makina tip BMë me të cilën udhëtonin të rinjtë, doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.

Makina tip BMë e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja ndërsa 23-vjeçari dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet ku më pas është përfshirë në flakë duke u marrë jetën. Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni mbrëmjen e 16 marsit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion