Sazani bazë ushtarake e NATO? Ish-luftëtari i UÇK-së: Europa gati për luftë

Aktualitet

Sazani bazë ushtarake e NATO? Ish-luftëtari i UÇK-së:

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, konfirmoi të premten se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi.

Ish-luftëtari i UCK Dritan Goxhaj tha në emisioni Now në Euronews Albania se një mundësi shumë e mirë do të ishte që ishulli i Sazanit, duke qenë se vijon të jetë ende gjysmë bazë ushtarake, t’i jepet NATO-s për të kthyer në bazë të vetën.

Kjo, sipas tij nisur nga pozicioni strategjik i ishullit dhe situatës gjeopolitike në rajon pas luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Baza e Sazanit, duke parë zhvillimet gjeopolitike që po ndodhin, është gjysma e Evropës që thotë duam të bëjmë luftë me Rusinë.

Sazani është kyçi dhe hyrja e Otrantos, futja në Otranto duhet të kalojë përmes Sazanit dhe Sazani mund të kthehet e gjitha në një bazë ushtarake. E kemi dëgjuar Ramën që thotë NATO do të marrë Pashalimanin, por ai është i pavlefshëm nëse Sazani nuk është bazë ushtarake, se Sazani është mbrojtja e Gjirit të Vlorës. Sazanin e kemi një ishull të papërdorur, pse mos t’ia ofrojmë NATO-s? Sazani ka vlerë shumë të rëndësishme ushtarake për NATO”, tha Goxhaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion