"Tronditet tregu", euro zhvlerësohet dhe e nis javën për herë të parë më pak se 100 Lekë

Situata me kursin e kembimit ne tregun shqiptar ka kapercyer diten e sotme, kur euro ka shenuarne kuote me te vogel se 100 leke.
Në pikat kryesore të këmbimit valutor sot në Tiranë, një euro është blerë me 99.8 lekë dhe shitur me 100.6 lekë, diten e sotme.

Ky është niveli më i ulët i këmbimit mes monedhes europiane dhe lekut që prej hyrjes se euros në tregun shqiptar.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në kursin e këmbimit mes dollarit amerikan dhe lekut duke konfirmuar keshtu trendin renes te monedhave te huaja.
Një dollar amerikan eshte blere sot me 92.5 lekë, ndërsa shitur me 93.7 lekë. Paundi britanik po blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.8 lekë.
Renia e euros, ka nisur ne Shqiperi ne muajt e pare te vitit 2023 dhe ka vijuar me trajektore zhvleresimi deri me tani kur mesa duket ka arritur kulmin.

