Tritoli në Vlorë, pronari i biznesit: Nuk kam asnjë konflikt! Kamerat e sigurisë filmuan…

Aktualitet

Tritoli në Vlorë, pronari i biznesit: Nuk kam asnjë konflikt!

Detaje të reja janë zbuluar për shpërthimin me tritol që tronditi qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi pranë një servisi automjetesh, ku për fat nuk pati të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet një person që afrohet në orët e mbrëmjes pranë biznesit, pak çaste para shpërthimit. Hetuesit janë duke analizuar pamjet për të identifikuar autorin.

Nga ana tjetër, pronari i servisit ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë konflikt personal apo profesional dhe nuk ka asnjë ide për motivin e ngjarjes. Ai është shprehur i tronditur nga sulmi dhe kërkon që autoritetet të zbardhin sa më shpejt të vërtetën.

Policia vijon hetimet, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë, përfshirë edhe mundësinë e ndonjë paralajmërimi apo shantazhi të fshehtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion