Tritol në banesë, kërcënohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë

Aktualitet

Tritol në banesë, kërcënohet drejtori i Sigurimeve

Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë, Alfred Vogës ka denoncuar në polici se në banesën e tij në Fushë- Krujë është vendosur një sasi tritoli. Lënda fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Dyshohet se shkak për këtë mund të jetë detyra e tij dhe kjo mund të jetë një kërcënim.

"Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion