Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në Gjermani 39-vjeçari shqiptar (Emri)

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët gjermanë kanë bërë të mundur edhe arrestimin e 39-vjeçarit shqiptar, Klodian Zanaj. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim, pasi u dënua me 1 vit e 6 muaj për mashtrim.

“Interpol Tirana/ Falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe zyrës homologe të Interpol Ëiesbaden, Gjermani, u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  

U ekstradua shtetasi Klodjan Zanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi Klodjan Zanaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin gjyqësor në vitin 2019, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Ky shtetas, në periudhën kohore 2016-2017, më anë të mashtrimit ka mundësuar përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, në dëm të shtetases J. L., me banim në Tiranë”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion