Tre persona i zunë pritë sapo doli nga banesa! DETAJE nga atentati ndaj "Julit të Pashakos" në Lushnje: Njëri qëlloi, por...

Aktualitet

Tre persona i zunë pritë sapo doli nga banesa! DETAJE nga atentati

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Lushnjë, ku objektiv ka qenë Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”.

"Juli i Pashakos", sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe ka hipur në automjeti duke ecur në rrugët e qytetit të Lushnjës.

Ai ka qënë i vetëm në makinë, ndërsa papritur 3 persona që ndodheshin në rrugë në këmbë kanë qëlluar me automatik, në drejtim të tij.

Drejt mjetit janë lëshuar rreth 7 plumba por sipas policisë asnjëri prej tyre besohet se nuk e ka prekur Julian Sula.

"...një plagë që ka në pjesën e këmbës Julian Sula, ndodhet mbi gishtat e këmbës dhe më tepër besohet se e ka dëmtuar kur është larguar me vrap se sa nga plumbat. Megjithatë qartazi këtë pjesë do e caktojë eksperti mjeko-ligjor..."- tha një burim pranë policisë së Lushnjës.

Aktualisht hetimet janë përqendruar në mbledhjen e të gjitha provave, ndërsa në vendin ku është djegur makina është gjetur arma e krimit një automatik kallashnikov.

Ende nuk dihet identiteti i tre personave të cilët pas goditjes me armë kanë hipur në një automjet dhe larguar në drejtim të fshatrave të Lushnjës, duke e djegur makinën.

Ky atentat kriminal lidhet me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale në vend.

Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të Lushnjës mes spitalit dhe stadiumit të qytetit ku qytetarë të rastësishëm shpëtuan mrekullisht nga të shtënat me breshëri.

Pas atentatit autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën.  Në brendësi të të cilit policia gjeti një kallashnikov dhe një pistoletë që dyshohet se u përkiste autorëve të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të dhënat e mjetit dhe të armëve do të analizohen me imtësi nga ana e policisë me qëllim identifikimin e autorëve.

Po ashtu po punohet me pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbuluar itenerarin e tyre dhe të dhëna që mund të çojnë në gjurmë të tyre.

Juljan Sula është një person me dritëhije kriminale shpesh herë i dyshuar nga policia për ngjarje të rënda kriminale e të tjera herë si objekt i sulmeve.

Pikërisht tek kjo e shkuar policia do të kërkojë të dhëna mbi konfliktet e mundshme që sollën atentatin e kësaj të marte ndaj tij.

Ai njihet si kundërshtarë i të dënuarit përjetë Aldo Bares, dhe mik me Laert Haxhinë, sërish i dënuar përjetë.

ME TE LEXUARAT