“Ju jeni shejtani”! Dy të akuzuarit për terrorizëm nuk pranojnë të flasin përpara policisë: Ne jemi me të drejtën

Aktualitet

“Ju jeni shejtani”! Dy të akuzuarit për terrorizëm

Teksa u arrestuan në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pas 12 orësh ngujim në një ndërtesë të braktisur, dy personat e akuzuar për terrorizëm kanë refuzuar të flasin në polici.

Ata nuk pranojnë të flasin, duke shtuar se “janë me të drejtën e tyre”.

“Ju jeni shejtani”, kështu mësohet të kenë thënë të arrestuarit Julian Cumrraku dhe Erzen Uka.

Policia e Pukës ka qenë duke patrulluar në zonë kur ka konstatuar Erzen Ukën, i cili sapo ka parë policinë është futur në banesën e braktisur të një të afërmi.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se duke pasur dyshime, policia ka shkuar për të verifikuar.

Erzen Uka nuk e ka hapur derën dhe ka kërcënuar punonjësit e policisë.

“Nuk i dorëzohem policisë, dorëzohem vetëm përballë Allahut”, ka deklaruar Uka gjatë komunikimit me policisnë.

Duke kuptuar që ai ishte i armatosur policia kërkoi ndihmën e Drejtorisë Shkodër.

Pas shkëmbimit të informacionit me drejtorinë e përgjithshme u zbulua se Erzen Uka dhe Julian Cumrraku ishin subjekte të anti-terrorit.

Duke pasur dyshime për ta, anti-terrori i ka mbajtur nën vëzhgim. Erzen Uka banonte në Pukë, ndërsa Julian Cumrraku në Kamëz.

Ata ishin të dy me precedent penal, për vepra të ndryshme penale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion