U përdor në atentatin ndaj ‘Julit të Pashakos’, çfarë ka ngelur nga automjeti i djegur. Mes shënjestrës dhe autorëve pati shkëmbim zjarri

Julian Sula është shënjestra e atentatit në Lushnjë, i cili mbeti i plagosur në këmbë nga të shtënat me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, rreth orës 10:40, ndërsa 45-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj 45-vjeçarit, autorët kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet tip Nissan në lëvizje, që u gjet i djegur në afërsi të fshatit Lifaj.
Pamja që shihni tregojnë automjetin e dyshuar të autorëve të atentatit ndaj Julian Sulës, ‘Julit të Pashakos’. Makina tip ‘Nissan’ është më targa greke, ndërkohë që brenda saj u gjetën armë, të cilat mendohet se janë përdorur nga autorët, për të qëlluar në drejtim të shënjestrës së tyre.
Ndërkohë, mes të plagosurit dhe autorëve, dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri.
Aktualisht i plagosuri, që mori dëmtime të lehta në këmbë, po jep dëshminë e tij në polici.


