Trazira në burgun grek, shqiptarët përplasen me pakistanezët, 7 të plagosur

Aktualitet

Trazira në burgun grek,  shqiptarët përplasen me

Një përplasje e dhunshme është regjistruar në burgun e Domokosit, në Greqi, mes një grupi shqiptarësh dhe pakistanezësh.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja është regjistruar në katin e parë të Qendrës së Paraburgimit, ku gjatë sherrit janë përdorur edhe thika. Si pasojë janë plagosur 7 persona.

Një 32-vjeçar pakistanez ka mbetur i plagosur rëndë në trup dhe në kokë, si dhe është goditur me thikë në bark.

Gjashtë të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital, teksa raportohet se kishin shenja të rënda dhune në trup.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion