Transformimi i liqenit të Paskuqanit, Rama nxjerr pamjet: Po frekuentohet gjithnjë e më shumë
Lajmifundit
/
7 Maj 2024, 09:15
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar pamje nga parku i liqenit të Paskuqanit.
Rama thekson se kjo është bërë falë punës së kryebashkiakut Suli si dhe mbështetjes së qeverisë.
“MIRËMËNGJES
dhe nga parku i liqenit të Paskuqanit, i cili po frekuentohet nga gjithnjë e më shumë qytetarë të të gjitha moshave, falë projektit e këmbënguljes së kryebashkiakut Rakip Suli, si edhe mbështetjes së qeverisë për rilindjen e gjithanshme të Kamzës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


