Tragjike në Tiranë, punëtori 28-vjeçar rrëzohet për vdekje nga pallati në ndërtim
Lajmifundit
/
27 Maj 2024, 08:55
Aktualitet
Një 28-vjeçar është rrëzuar për vdekje nga një pallat në ndërtim e sipër.
Ai ishte duke bërë punime në momentin e rrëzimit të tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në rrugën rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në Tiranë, ku si pasojë e dëmtimever të marra, i riu Argjend Fejzullah ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.