Aksident në Elbasan, përplasen dy makina, shoferët përfundojnë në spital
Lajmifundit
/
27 Maj 2024, 08:51
Aktualitet
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan” rreth orës 07:30 ku një automjet me drejtues shtetasin H.D është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja E.H.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasja E. H. dhe pasagjeri i automjetit me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Me drejtuesin e automjetit, shtetasin H. D., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.