Tragjedia në Shkodër, zbardhen detaje të reja: Burri i 39-vjeçares i bllokonte thirrjet në telefon
Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara në vendin tonë.
Ndërsa hetimet vijojnë dhe bashkëshorti i saj ndodhet i arrestuar nën dyshimet se ka qenë ai që e ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të rëndë të vetëflijimit e po ashtu edhe të mbytjes së fëmijëve, gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të tjera për çështjen.
E ftuar në “Breaking” në Top News, Hoxha tha se Erdgysi, burri i të ndjerës, prej një muaji nuk kishte më afrimitet me të dhe se kishte fshirë dhe të gjitha mesazhet që kishte pasur në telefon.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ashtu shtoi se ai kur dilte me të dashurën e tij, minorene, bllokonte thirrjet në telefon nga Alma, në mënyrë që të mos shqetësohej.
Hoxha tregon po ashtu se ai i ka thënë kunatës së tij, “pse s’më tregove që Alma më pa?”, duke iu referuar dëshmisë së saj se pak para ngjarjes, e ndjera e kishte parë atë në makinë së bashku me të dashurën.