“Protesta iu ka çjerrë maskën” – Qytetarja: Besa? Tentativë manipulimi, por nuk gënjehemi më! Qeveria është në rënie

Aktualitet

“Protesta iu ka çjerrë maskën” – Qytetarja:

Një qytetare theksoi se qeveria ndodhet nën presion nga protesta dhe se ndodhet në grahmat e fundit.

Duke komentuar lëvizjet e qeverisë për shkak të protestës dhe platformat që ka nxjerrë për bashkëveprimin me qytetarët, ajo i cilësoi si një tentativë manipulimi, duke shtuar se shqiptarët nuk gënjehen më.

Sipas saj, qeveria është e trembur nga protesta dhe se me veprimet që po bën tregon se po shkon drejt fundit.

“Mendoj se ekzekutivi nuk është i kthjellët. Janë në përpjekje të dëshpëruara dhe të dështuara.

Mënyra se si qeveria reagon është ajo që ka bërë gjithmonë, që fillimisht është hequr si indiferente. E shikoj të trembur e shikoj si përpjekjet e fundit të një strukture në rënie. Është një lloj manipulimi me ‘Besën’, por shqiptarët nuk gënjehen më. Iu është çjerrë maska.”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion