I zhvatën 100 mijë euro kambistit duke u shtirur si Bashkim Ulaj, arrestohet një tjetër pjesëtar i grupit (EMRI)

Aktualitet

I zhvatën 100 mijë euro kambistit duke u shtirur si Bashkim Ulaj,

TIRANË- Një 40-vjeçar është ndaluar si pjesë e grupit që kishin ngritur një skemë mashtrimi të sofistikuar dhe i zhvatën 100 mijë euro një kambisti 70-vjeçar duke u shtirur si biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj.

Gjashtë ditë pas zbulimit të skemës, Policia e Tiranës ka zbuluar se pjesë e grupit ishte edhe Agron Cena, ndërsa në kërkim është ende 31-vjeçari Rigels Hyseni.

“Është identifikuar dhe ndaluar një 40-vjeçar, në kuadër të operacionit policor “Shuma”. Ky shtetas, më datë 22.08.2026, ka marrë, në ambientet e një subjekti të këmbimit valutor në Tiranë, shumën prej 100 000 eurosh, e cila i ishte marrë nëpërmjet mashtrimit një 70-vjeçari”, njofton Policia.

Autorët dyshohet se përdorën inteligjencën artificiale për t’i marrë 100 mijë euro pronarit të një pike këmbimi valutor në Tiranë. Fillimisht, ata i dërguan mesazhe 70-vjeçarit duke iu prezantuar si një person i njohur i tij.

Për ta bindur më tej, duke përdorur një telefonatë në videocall, ku përmes inteligjencës artificiale manipuluan pamjen për t’i shfaqur kambistit fytyrën e biznesmenit Bashkim Ulaj, me të cilin 70-vjeçari kishte njohje.

Autorët pretenduan se paratë do t’ia kthenin brenda pak orësh. Pasi afati i premtuar kaloi dhe paratë nuk u kthyen, kambisti telefonoi numrin nga i cili komunikuan, por ishte i bllokuar. Më pas bëri kallëzimin në polici dhe në pranga shkuan edhe Brian Serica, 31 vjeç, dhe Skerdi Meta, 23 vjeç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion