Tragjedi në Fushë-Kuqe, flet dëshmitari: Djali hyri në llucë t'i shpëtonte

Aktualitet

Tragjedi në Fushë-Kuqe, flet dëshmitari: Djali hyri në

Një dëshmitar ka parë të gjithë aksidentin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Fushë Kuqe. Ismajl Ismaili, rreth 60 vjeç kishte dalë nga shtëpia me zetor për të shkuar të punojë tokën dhe 21 vjeçari pasagjer ishte punëtori i tij.

Nuk dihet cili ka qenë shkaku ëq 60 vjeçari humbi kontrollin dhe ra në kanal.

Kishte qenë djali i tij nga Belgjika që kishte hyrë në ujë për ti dhënë ndihmën e parë por viktimat kishin humbur jetën.

“Sapo morëm vesh që ka rënë zetori dolën. Djali im që ka ardhur nga Belgjika u fut deri në mes në llucë e ujë, preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Zetori ishte përmbys. Ata kishte zënë përmbys. Nga shtëpia po shkonin tek toka të punonin. Ai merrej me bostan, djali ishte hallexhi, e merrte në punë” thotë banori i zonës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion